COSRX Propolis Honey Overnight Mask (60ml)

Çmimi origjinal qe: 2890 L.Çmimi i tanishëm është: 2310 L.

Full Fit Propolis Honey Overnight Mask është maskë e cila hidraton intensivisht lëkurën, i fal shkëlqim të bukur (si të gjithë produktet e linjës me Propolis nga COSRX). Ruan hidratimin në lëkurë dhe ul inflamacionin/qetëson skuqjet e lëkurës. Perfekt e për lëkurë me tendencë akneike sepse ndihmon në shërimin më të shpejtë të akneve

Përshkrim

Propolis Honey Overnight Mask është maskë hidratuese 3 në 1 e cila:

1- mund të përdoret si maskë që mbahet gjatë natës (vendoset si hap i fundit i rutinës),

2- krem hidratues (zëvendëson hidratuesin)

3- si maskë me shpëlarje (mbahet vec 10 minuta pastaj shpëlahet)

E pasuruar me më shumë se 70% ekstrakt propolisi dhe dyll natyral blete, maska siguron hidratim intensiv dhe ndjesi freskuese në lëkurë. Gjithashtu, është aq e lehtë sa përthithet në lëkurë shumë shpejt, duke e lënë lëkurën të butë. Ndër të tjera qetëson dhe djegiet në lëkurë. Ideale sidomos për lëkurat e irrituara.

Përmban:

59,9% ekstrakt propolisi, 5,35% ekstrakt mjalti (ekstrakt mjalti + acid mjalti) dhe 4,75% ekstrakt pelte mbretërore

Përdorimi:

Nëse po e përdorni si maskë me shpëlarje, pasi ta keni pastruar lëkurën, aplikoni sasi të bollshme nga maska në gjithë lëkurën dhe mbajeni për rreth 15 min. Shpëlajeni me ujë të vakët dhe vazhdojeni rutinën si zakonisht

Nëse e përdorni si maskë pa shpëlarje, aplikojeni në rutinën e darkës si hap i fundit i rutinës suaj (pas kremit hidratues) dhe mbajeni gjithë natën në lëkurë

Nëse keni lëkurë mikse/të yndyrshme, mund ta aplikoni në vend të hidratuesit duke qenë se ka teksturë shumë të lehtë (xhel) dhe është jo-komedogjen

Ingredientët:

Propolis Extract, Butylene Glycol, Glycerin, Honey Extract, Royal Jelly Extract, 1,2-Hexanediol, Water, Betaine, Cassia Obtusifolia Seed Extract, Carbomer, Arginine, Ethylhexylglycerin, Polyglyceryl-10 Myristate, Polyglyceryl-10 Laurate, Xanthan Gum, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Sodium Polyacrylate, Panthenol, Allantoin, Adenosine, Sodium Hyaluronate, Beeswax

Transporti në Tiranë 70 lekë, në rrethe 140 lekë.
Mbyll