Galactomyces 95 Tone Balancing Essence është esencë me 95% filtrat fermenti me Galactomyce. Filtrati i Galactomyce është ingredienti kyç i esencës, i cili ka veti zbardhuese e antioksiduese, duke i dhënë lëkurës mbrojtje ndaj radikaleve të lira, duke ngadalësuar plakjen e parakohshme të lëkurës. Acidi Hialuronik, Pantenoli, Glicerina, Betaina, Adenozina dhe Allantoin hidratojnë intensivisht lëkurën, ndërkohë që Niacinamidet përforcojnë vetitë zbardhuese të serumit si edhe forcojnë barrierën. Ka teksturë të lehtë e cila përthithet shpejt, e lë lëkurën të butë dhe pa ndjesi yndyre mbi të. Shtresëzohet lehtësisht me produkte të tjera të rutinës suaj.
Përdorimi:
Aplikoni sasi nga produkti në lëkurë pak të lagësht si hap i dytë i rutinës, pra pas larjes. Mund të përdoret në mëngjes dhe darkë. Mund të kombinohet me të gjithë ingredientët
Ingredientët:
Galactomyces Ferment Filtrate, Niacinamide, Panthenol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Betaine, Sodium Hyaluronate, Allantoin, Xanthan Gum, Ethyl Hexanediol, Adenosine












