-47%

COSRX Hydrium Triple Hyaluronic Moisture Ampoule (40ml)

Çmimi origjinal qe: 2850 L.Çmimi i tanishëm është: 1500 L.

Hydrium Triple Hyaluronic Moisture Ampoule është serum hidratues me Acid Hialuronik kombinuar me ingredientë të tjerë qetësues, krijuar për të përmirësuar nivelet e hidratimit të lëkurës. Perfekt në rast dehidratimi prej retinoideve, acideve eksfoliues apo aktiveve të tjera

Hydrium Triple Hyaluronic Moisture Ampoule është serum viskoz i cili rivendos nivelet e hidratimit të lëkurës. Përmban molekula acidi hialuronik të peshave të ndryshme molekulare, për hidratim dhe mbrojtje të të gjitha shtresave të lëkurës. Me:

  • pantenol: hidraton, qetëson dhe shëron lëkurën, ul inflamacionin
  • glicerinë: mbledh lagështinë nga atmosfera dhe e transferon në lëkurë për ta hidratuar atë
  • i jep lëkurës pamje të shëndetshme, shkëlqim, ndjesi freskie pa e rënduar lëkurën pasi përthithet lehtësisht nga lëkura

Përdorimi:

Mund të aplikohet në mëngjes e mbrëmje në lëkurë të paksa të lagur ose pas tonerit. Vazhdojeni rutinën si zakonisht me kremin tuaj hidratues. Mund të përdoret në mëngjes dhe darkë dhe mund të kombinohet me të gjithë ingredientët

Ingredientët:

Water, Glycerin, Butylene Glycol, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Methyl Gluceth-10, Sodium Hyaluronate, Carbomer, Panthenol, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Gluconolactone, Lactobionic Acid