CELENES by Sweden Anti-Aging Hand Cream nga Celenes është krem hidratues për duart me efekt anti-rrudhë, i cili i zbut dhe i hidraton thellësisht ato. I pasur në përbërës thellësisht hidratues si Urea, Allantoin dhe Glicerinë. Përmban po ashtu Vitaminë C + E për efekt anti-oksidues (parandalojnë plakjen e parakohshme qelizore prej radikaleve të lira). Falë ekstraktit të pambukut të egër, lëngut të mështenkës, mjedrës nordike, vajit të avokados dhe bajames së ëmbël, formula ka veti rigjeneruese dhe mbrojtëse për lëkurën. Perfekt për duar të brishta, të çara ose sensitive. Produkti nuk përmban paraben, parfum, alkool apo vajra mineralë, duke ofruar hidratim në mënyrë të sigurt për lëkurën. Nëse dëshiron versionin me aromë, kliko linkun: CELENES by Sweden Intensive Hand Cream (75ml)
Përdorimi:
Aplikoni mjaftueshëm sasi nga hidratuesi i duarve dhe masazhoni derisa të përthithet. Aplikojeni sa herë të ndjeni që duart tuaja kanë nevojë për hidratim.
Ingredientët:
AQUA, GLYCERIN, UREA, CETEARYL ALCOHOL, C12 13 ALKYL ETHYLHEXANOATE, CETEARYL OLIVATE, SORBITAN OLIVATE, CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE, GLYCERYL STEARATE SE, PERSEA GRATISSIMA (AVOCADO) OIL, PHENOXYETHANOL, ETHYLHEXYLGLYCERIN, COCO CAPRYLATE/CAPRATE, ERIOPHORUM SPISSUM FLOWER/STEM EXTRACT, HIPPOPHAE RHAMNOIDES FRUIT EXTRACT, BETULA ALBA JUICE, RUBUS CHAMAEMORUS FRUIT EXTRACT, TOCOPHERYL ACETATE, PRUNUS AMYGDALUS DULCIS OIL, BISABOLOL, ALBIZIA JULIBRISSIN BARK EXTRACT, DARUTOSIDE, ALLANTOIN, 3 O ETHYL ASCORBIC ACID, TETRASODIUM GLUTAMATE DIACETATE.

















