Rutinë anti-rrudhë me 4 produkte nga Nerds që përfshin larës ujor, serum anti-rrudhë me retinal, krem hidratues dhe krem kundër diellit, dizenjuar enkas për të nxitur rigjenerimin dhe zëvendësimin qelizor duke respektuar barrierën natyrale të lëkurës.
Çfarë përfshin seti:
Colloidal Oatmeal Gentle Soothing Cleanser
Larës ujor që pastron papastërtitë pa tharë lëkurën, ruan ekuilibrin natyral (me pH 5.0-5.5) dhe qetëson skuqjet falë tërshërës dhe inulinës që ushqejnë mikrobiomën.
Serum nate me retinol i fuqishëm që përshpejton rigjenerimin qelizor, zbeh dukshëm rrudhat dhe linjat e holla, dhe përmirëson strukturën e përgjithshme të lëkurës për një pamje më të re dhe të unifikuar.
Multi-Peptide Smart Aging Moisturizer
Krem hidratues anti-rrudhë që ushqen dhe i rikthen elasticitetin lëkurës përmes peptideve të avancuara me efekt anti-age dhe Acidit Hialuronik për hidratim afatgjatë. Peptidet shërbejnë si sinjalizues ndaj lëkurës dhe e nxisin atë të prodhojë më shumë kolagjen dhe elastinë, duke rritur kështu elasticitetin e lëkurës
Lightweight Hydrate UV Defense Lotion SPF50
Krem kundër diellit që ofron mbrojtje të lartë ndaj rrezeve UV falë filtrave të gjeneratës së re (Tinosorb dhe Uvinul), përthithet menjëherë pa lënë shenja të bardha dhe shërben si baza perfekte për makeup. Kremi kundër diellit është anti-rrudha nr. 1, para çdo trajtuesi tjetër antirrudhë
Përdorimi:
☀︎ Në mëngjes
Në duar të pastra e të lagura, aplikoni sasi nga Colloidal Oatmeal Gentle Soothing Cleanser dhe fërkoni duart. Më pas transferojeni produktin në fytyrë, duke masazhuar lëkurën me lëvizje rrethore. Shpëlajeni me ujë të vakët, lëreni të thahet dhe aplikoni kremin hidratues. Në fund të rutinës, aplikoni Lightweight Hydrate UV Defense Lotion SPF50 dhe riaplikojeni çdo 2-3 orë.
⏾ Në darkë
Në darkë pastrojeni lëkurën me Colloidal Oatmeal Gentle Soothing Cleanser, thajeni lëkurën dhe aplikoni serumin anti-rrudhë me retinal. Lëreni 3-4 minuta të përthithet dhe më pas mbylleni rutinën me kremin hidratues për të ushqyer dhe mbrojtur barrierën gjatë natës. Vërejtje: Kremi kundër diellit përdoret vetëm në mëngjes.
Ingredientët:
Kliko linkun mbi secilin produkt











