-20%

Nerds Skincare Set (për lëkurë të yndyrshme me pore ☀︎ dhe ⏾)

Çmimi origjinal qe: 6400 L.Çmimi i tanishëm është: 5120 L.

Set me 4 produkte i cili i dedikohet lëkurës të yndyrshme me pore. Seti përfshin larës të butë ujor i cili nuk e zhvesh lëkurën nga yndyrnat e mira (gjë që shkakton mbiprodhim yndyre), serum me Niacinamide të cilat balancojnë yndyrën dhe ngushtojnë poret. Kremi i diellit nga Nerds është i hollë dhe nuk e rëndon aspak lëkurën. Në darkë, aplikoni po ashtu balmin pastrues (si hap i parë i rutinës) për pastrimin e makeup apo filtrave të SPF-së.

Set me 4 produkte nga Nerds i krijuar për lëkurë të yndyrshme me pore, i cili balancon prodhimin e sebumit dhe bën pastrim të thellë të poreve. Formulat janë të dizenjuara për të kontrolluar yndyrën e tepërt, për të pastruar papastërtitë e bllokuara dhe për të mbrojtur lëkurën pa e rënduar aspak atë.

Çfarë përfshin seti:

Balm pastrues

Shkrin makeup dhe largon papastërtitë falë teksturës vajore e cila depërton deri në pore dhe largon papastërtitë e mbetura në to, pa lënë ndjesi yndyre dhe e përgatit lëkurën për larësin ujor

Larës ujor

Pastron thellësisht mbetjet e papastërtive dhe yndyrën e tepërt, duke lënë lëkurën të freskët, të pastër dhe duke ruajtur ekuilibrin e saj natyral.

Serum me Niacinamide

Rregullon prodhimin e sebumit, ndihmon në ngushtimin dhe pamjen e poreve, përmirëson teksturën e lëkurës dhe zbeh njollat, duke i dhënë fytyrës një pamje të matifikuar dhe të unifikuar.

Krem kundër diellit

Ofron mbrojtje të lartë ndaj rrezeve UV me një formulë të lehtë, jo-komedogjene, që përthithet menjëherë, nuk lënë shenja të bardha dhe nuk rëndon lëkurën e yndyrshme.

Përdorimi:

Në mëngjes

Në duar të pastra, aplikoni sasi nga larësi ujor dhe masazhoni lëkurën me lëvizje rrethore. Shpëlajeni me ujë të vakët, lëreni të thahet dhe më pas aplikoni serumin me Niacinamide. Në fund të rutinës, aplikoni kremin kundër diellit dhe riaplikojeni çdo 2-3 orë.

Në darkë

Në darkë filloni pastrimin me balmin pastrues për të shkrirë yndyrën dhe papastërtitë, shpëlajeni dhe më pas vazhdoni me larësin ujor për pastrim të dyfishtë (double cleansing). Më pas aplikoni serumin me Niacinamide.

(Shënim: Kremi i diellit nuk aplikohet në darkë).

Ingredientët:

Kliko linkun mbi secilin produkt…