The Ordinary Niacinamide 10% + Zinc 1% 30ml

1390 L

Serum best-seller me Niacinamide i cili balancon prodhimin e yndyrës, unifikon tonin dhe teksturën e pabarabartë të lëkurës, parandalon irritimet dhe forcon dhe riparon barrierën e lëkurës

S’ka stok

Niacinamide 10% + Zinc 1% është një serum best-seller me Niacinamide dhe Zink, i cili targeton disa problematika njëkohësisht. Niacinamidet balancojnë prodhimin e yndyrës, përmirësojnë pamjen e poreve, zbehin hiperpigmentimin si psh. shenjat post-akne apo njollat dhe forcojnë barrierën e lëkurës. Niacinamidet mund të kombinohen me të gjitha aktivet në skincare për të përforcuar efektin e përbërësit tjetër. Tekstura e tij e hollë dhe elegante bën që të shtresëzohet bukur edhe me produktet e tjera, pa rjepje dhe pa irritime

Përdorimi:

Niacinamidet mund të kombinohen për mrekulli me të gjithë ingredientët. Përdoren në mëngjes dhe mbrëmbje për rezultate më të shpejta.

Shiko kombinimet më poshtë:

  • Acid Salicilik + Niacinamide – anti-akne e fuqishme, mban yndyrën nën kontroll, përmirësojnë pamjen e poreve. Acidi Salicilik i pastron ndërkohë që Niacinamidet i ‘tkurrin’ (apliko BHA pastaj Niacinamide)
  • Niacinamide + Retinol – parandalon irritimin dhe tharjen prej retinoideve, së bashku trajtojnë aknet dhe lëmojnë teksturën e lëkurës (apliko Niacinamide pastaj Retinol)
  • Niacinamide + Vitaminë C – anti-njollë e fuqishme dhe lufton shenjat post-akne (apliko Vitaminë C pastaj Niacinamide)
  • Niacinamide + Acid Azelaik – qetëson inflamacionin, pakëson skuqjet dhe zbeh shenjat post-akne (apliko Niacinamide dhe më pas Acid Azelaik)

Ingredientët:

Aqua (Water), Niacinamide, Pentylene Glycol, Zinc PCA, Dimethyl Isosorbide, Tamarindus Indica Seed Gum, Xanthan Gum, Isoceteth-20, Ethoxydiglycol, Phenoxyethanol, Chlorphenesin