AHA 30% + BHA 2% Peeling Solution është një solucion i fuqishëm eksfoliues me përqëndrim të lartë acidesh, krijuar për të përmirësuar teksturën e lëkurës dhe tonin e pabarabartë, për të nxjerrë në pah lëkurë të re, të shndritshme, të lëmuar e pa imperfeksione. Pastron poret e bllokuara prej papastërtive dhe yndyrës së tepërt, duke parandaluar kështu aknet dhe zbeh shenjat post-akne gjithashtu. I përshtatshëm për këdo që kërkon të bëjë trajtim peeling në kushte shtëpie
Përmban:
- 30% Acid Glikolik dhe Laktik – zbardh lëkurën, zbeh shenjat post-akne e njollat, largon qelizat e vdekura nga sipërfaqja e lëkurës
- 2% Acid Salicilik – depërton deri në pore dhe shkrin prej aty yndyrën e tepërt dhe papastërtitë, trajton dhe parandalon aknet
- derivat speci tazmanie – me veti anti-irrituese për të targetuar skuqjet e mundshme të lëkurës
- Acid Hialuronik – veti hidratuese
- Pantenol – veti anti-inflamatore, qetësuese e hidratuese
Përdorimi:
Në darkë, aplikoni 2-3 pika nga serumin në lëkurë të thatë dhe masazhoni derisa të absorbohet. Mbahet vetëm 1 MINUTË në lëkurë dhe më pas shpëlahet me ujë të vakët. Të përdoret vetëm 1 herë në javë. Nuk lejohet në shtatëzani/gjidhënie ose në rastin e lëkurës sensitive. Mos e përdor në të njëjtën rutinë me aktive të tjera si Retinol, Vitaminë C, Benzol Peroksid. Aplikoni menjëherë një serum hidratues ose thjesht krem hidratues. Gjatë ditës sigurohuni që po përdorni krem kundër diellit
Ingredientët:
Glycolic Acid, Aqua (Water), Aloe Barbadensis Leaf Water, Sodium Hydroxide, Daucus Carota Sativa Extract, Propanediol, Cocamidopropyl Dimethylamine, Salicylic Acid, Lactic Acid, Tartaric Acid, Citric Acid, Panthenol, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Tasmannia Lanceolata Fruit/Leaf Extract, Glycerin, Pentylene Glycol, Xanthan Gum, Polysorbate 20, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Potassium Sorbate, Sodium Benzoate, Ethylhexylglycerin, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol.













