Përshkrim
SET promocional me 3 ampulat më të reja nga skin1004, në përmasa standarte (30ml) që i ofron lëkurës efekt anti-rrudhë, rigjenerues, redukton sebumin, kujdeset për pamjen e poreve dhe redukton yndyrën e tepërt. Me teknologji depërtimi (spicules), të cilat janë struktura natyrale të ngjashme me mikrogjilpëra që ndihmojnë në krijimin e mikro shtigjeve në lëkurë, duke rritur shpërndarjen dhe përthithjen e përbërësve aktivë. Kjo përshpejton absorbimin dhe rrit performancën e serumit.
Seti përfshin (kliko mbi produkt për më tepër informacion):
Matrixyl 10 Boosting Shot Ampoule 30ml – ampulë anti-rudhë e cila nxit prodhimin e kolagjenit në lëkurë, nxit rigjenerimin qelizor, hidraton lëkurën dhe i shton elasticitetin e munguar
Retinol 0.2 Boosting Shot Ampoule 30ml – ampulë anti-rrudhë me 0,2 Retinol, që nxit zëvendësimin qelizor, redukton pamjen e rrudhave, përmirëson tonin dhe teksturën e lëkurës. I përshtatshëm për fillestarët dhe përdorues të mëparshëm të retinoideve. Nuk shkakton purging
Niacinamide 10 Boosting Shot Ampoule 30ml – ampulë me 10% Niacinamide, Acid Traneksamik, Vitaminë C dhe Pantenol e cila targeton hiperpigmentimin e lëkurës, redukton yndyrën e tepërt, minimizon pamjen e poreve (me përdorim të rregullt dhe afatgjatë). E sigurt për tu kombinuar me të gjithë përbërësit skincare










