Skin1004 Retinol 0.2 Boosting Shot Ampoule 30ml

2400 L

Serum anti-rrudhë me retinol, retinal dhe përbërës hidratues i cili targeton linjat e holla, rrudhat, poret, teksturën e pabarabartë dhe aknet. Ideal për fillestarët ose përdorues të mëparshëm të retinoideve

Retinol 0.2 Boosting Shot Ampoule është një serum anti-rrudhë me retinol dhe retinal i cili lufton fuqishëm rrudhat, përmirëson teksturën, unifikon tonin e pabarabartë dhe trajton aknet. Formula përdor sistem Boosting Shot për absorbim të menjëhershëm dhe si rezultat, jep rezultat më të shpejtë. Përmban gjithashtu Squalane, Centella dhe Pantenol për të parandaluar dhe qetësuar çdo irritim të mundshëm prej përdorimit të retinoideve

Përmban

  • Retinol (0.2%) – përbërës i fuqishëm kundër plakjes që përmirëson elasticitetin e lëkurës, zbut strukturën e ashpër dhe zvogëlon shfaqjen e rrudhave
  • Retinal – derivat i butë por efektiv i vitaminës A që lufton rrudhat, përmirëson tonin, strukturën dhe fortësinë e lëkurës duke minimizuar irritimet
  • Squalane – përbërës i cili rigjeneron lëkurën, ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të saj dhe përmirëson funksionin e barrierës mbrojtëse
  • Ekstrakt Centella – i njohur për vetitë e tij qetësuese dhe shëruese, qetëson irritimet dhe nxit riparimin e lëkurës
  • Pantenol – i njohur edhe si Provitamina B5, ai hidraton thellësisht, qetëson dhe përforcon barrierën mbrojtëse të lëkurës
  • Sfungjer i hidrolizuar – struktura natyrale të ngjashme me mikrogjilpëra që ndihmojnë në krijimin e mikro-shtigjeve në lëkurë, duke përshpejtuar shpërndarjen dhe përthithjen e përbërësve aktivë

Benefitet:

  • Absorbohet 132.8% më shpejt sesa serumet e zakonshme me retinoide falë pranisë së sistemit Boosting Shot
  • Redukton dukshëm linjat e holla dhe rrudhat
  • I shton elasticitetin lëkurës
  • Tendos lëkurën dhe rrit elasticitetin e poreve
  • Nuk e dëmton barrierën e lëkurës, nuk irriton

Përdorimi:

Aplikoni mjaftueshëm sasi nga serumi në lëkurë të pastër dhe të thatë dhe lejojeni të absorbohet. Më pas aplikoni kremin hidratues. Përdoret vetëm në rutinën e darkës. Të nesërmen sigurohuni që po përdorni krem kundër diellit gjatë ditës. Nuk lejohet në shtatëzani/gjidhënie. Mos e përdorni në të njëjtën rutinë me eksfoliues, Vitaminë C apo benzol peroksid. Përdoreni 2-3 herë në javë

Ingredientët:

Water, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Cetearyl Olivate, Squalane, Sorbitan Olivate, Carbomer, Retinol, Caprylic/Capric Triglyceride, Hippophae Rhamnoides Fruit Extract, Tromethamine, Phaseolus Radiatus Seed Extract, Hydrogenated Lecithin, Inulin Lauryl Carbamate, Sodium Polyacrylate, Retinal, Hydrolyzed Sponge, Adenosine, Sodium Hyaluronate, Disodium EDTA, Tocopheryl Acetate, Pentaerythrityl Tetra-di-t-butyl Hydroxyhydrocinnamate, Ethylhexylglycerin, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Panthenol, Madecassoside, Centella Asiatica Extract