Advent Calendar për 2025 sjell këtë SET promocional nga skin1004, i cili përfshin plot 17 produkte që i plotësojnë lëkurës suaj nevojat për hidratim, i rikthejnë shkëlqimin, garantojnë lëkurë të qelqtë, zbusin, riparojnë dhe janë të përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës
Seti përfshin (kliko mbi produkt për më tepër informacion):
- Centella Ampoule 30ml – ampulë qetësuese me 100% Centella, me formulë elegante të pëlqyeshme nga çdo tip lëkure
- Centella Ampoule Foam 30ml – larës shkumues me veti të mira pastruese, që nuk e dehidraton lëkurën. I përshtatshëm për çdo tip lëkure (në përmasë 30ml)
- Centella Cream 30ml – krem hidratues i plotë, me përbërës ultra-hidratues të cilët riparojnë dhe qetësojnë lëkurën e ndjeshme
- Centella Light Cleansing Oil 30ml – larës vajor i cili shkrin me efikasitet grimin dhe SPF
- Centella Quick Calming Pad 2pads – mini-maska me efekt të menjëhershëm qetësues dhe hidratues
- Centella Soothing Cream 30ml – xhel hidratues me përbërës që suportojnë barrierën e lëkurës, por pa e rënduar atë
- Centella Toning Toner 30ml – toner qetësues me efekt të butë eksfoliues
- Hyalu-Cica Blue Serum 30ml – serum viskoz me Centella, Acid Hialuronik dhe Glicerinë, për hidratim të thellë. Krijon bazë të mirë makeup
- Hyalu-Cica Brightening Toner 30ml – toner hidratues dhe qetësues, i përshtatshëm për çdo tip lëkure
- Hyalu-Cica Sleeping Pack 30ml – maskë ultra hidratuese pa shpëlarje e cila aplikohet sipër kremit hidratues, për të ushqyer dhe hidratuar thellësisht lëkurën gjatë natës
- Poremizing Fresh Ampoule 30ml – ampulë e cila redukton yndyrën, përmirëson pamjen e poreve, jep efekt glass skin dhe i shton elasticitetin lëkurës
- Probio-Cica Bakuchiol Eye Cream 20ml – krem anti-rrudhë për sytë me bakuchiol dhe fermente, i cili zbeh rrathët e zinj gjithashtu (full size)
- Probio-Cica Enrich Cream 15ml – krem ushqyes, riparues dhe thellësisht hidratues me ceramide dhe probiotikë, i cili rivendos barrierën dhe balancon mikrobiomën e lëkurës. Perfekt për lëkurë normale/të thatë
- Probio-Cica Intensive Ampoule 30ml – ampulë riparuese, ushqyese dhe hidratuese me teksturë viskoze, e përshtatshme për lëkurë mature ose me barrierë të dëmtuar
- Tea-Trica Relief Ampoule 30ml – ampulë SOS me efekt anti-inflamator dhe qetësues, e përshtatshme për lëkurë akneike ose me Rosacea
- Tea-Trica Spot Cream 20ml – trajtues lokal i cili redukton inflamacionin e akneve dhe i përthan
- Tone Brightening Capsule Ampoule 30ml – ampulë zbardhuese e cila i jep shkëlqim lëkurës, i shton elasticitetin + jep efekt glass skin














