Skintegra Superba C (30ml)

3800 L

SAP është një antioksidant i fuqishëm i cili njëtrajtëson tonin e pabarabartë dhe nxit prodhimin e kolagjenit.

Superba C është një serum antioksidues me 10% vitaminë C, vitaminë E dhe acid ferulik. Serumi nxit prodhimin e kolagjenit, duke zbehur linajt e holla, njollat kafe dhe shenjat e akneve.

Forma e vitaminës C që gjendet në serumin shumëfunksional Superba C është sodium ascorbyl phosphate (SAP) i cili është i sigurt, i qëndrueshëm dhe i tretshëm në ujë.

SAP është një antioksidant i fuqishëm i cili njëtrajtëson tonin e pabarabartë dhe nxit prodhimin e kolagjenit.

SAP zvogëlon stresin oksidativ në lëkurë, të shkaktuar nga faktorët mjedisorë si rrezatimi UV dhe ndotja e ajrit, të cilat me kalimin e kohës sjellin dëmtimin e lëkurës. Grumbullimi i dëmtimeve të lëkurës, si dhe ulja e prodhimit të kolagjenit, shfaqen në lëkurë si rrudha. SAP vepron gjithashtu si një parandalues i melaninës, pra lufton hiperpigmentimin e shkaktuar nga dëmtimi UV (si melazma).

E veçanta e serumit në krahasim me serumet klasike me vit. C, përveç përqëndrimit optimal të SAP, është përmbajtja e acidit ferulik dhe vitaminës E. Ky kombinim i shton serumit qëndrueshmërinë dhe vetitë antioksiduese. Aplikimi i C+E+acidit ferulik në mëngjes nën produktet me mbrojtje UV përforcon efektin fotoprotektiv kur lëkura ekspozohet ndaj diellit.

Skintegra Superba C me vitaminë C+E+acid ferulik, është i butë edhe për lëkurën e ndjeshme. Tekstura e tij e butë, delikate përthithet shpejt dhe nuk jep ndjesi bezdisjeje.

Produkti vjen në shishe qelqi të sigurt nga rrezet UV. Kohëzgjatja e produktit është 6 muaj në temperaturën e dhomës, dhe nëse ruhet në një vend të ftohtë, produkti qëndron për një vit.