Sweet Orange Body Lotion nga Kooswalla është një locion i hollë hidratues për trupin i cili transformon rutinën e kujdesit për veten. Aroma e portokallit të ëmbël e mbush lëkurën dhe ambientin me freski dhe ëmbëlsi. I pasur në gjalp dhe vajra bimorë të cilët garantojnë hidratim të thellë dhe afatgjatë (deri në 48 orë), përthithet menjëherë dhe nuk lë ndjesi yndyre në lëkurë.
Përmban:
-
Gjalp Shea: siguron hidratim intensiv, zbut lëkurën e thatë dhe ndihmon në rivendosjen e barrierës natyrale mbrojtëse të saj
-
Gjalp kakao): ushqen thellësisht shtresat e lëkurës dhe e lë atë të ndjehet e rehatuar, e lëmuar dhe e ripërtërirë
-
Vaji i kokosit: ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të lagështirës dhe ofron butësi afatgjatë për lëkurën
-
Vaji i Jojobës: vepron së bashku me gjalpërat ushqyes për të kyçur lagështirën në lëkurë, duke garantuar lëkurë të hidratuar për 48 orë
-
Terpenet e Portokallit: sigurojnë aromën e freskët dhe të gjallë të agrumeve, duke stimuluar shqisat dhe duke rifreskuar mendjen
-
Vitaminë E: mbrojnë lëkurën nga dëmtimet e shkaktuara nga faktorët mjedisorë dhe radikalet e lira, duke promovuar një çehre të shëndetshme dhe rrezatuese
-
Ekstrakti i Aloe Verës: ofron një ndjesi qetësuese dhe freskuese, duke ndihmuar në rehatimin e lëkurës
-
Ekstrakt kamomili: ndihmon në qetësimin e lëkurës, duke reduktuar skuqjet dhe irritimet e mundshme
Përdorimi:
Aplikoni 2-3 shtypje nga locioni në duar dhe përhapeni në gjithë lëkurën. Masazhoni derisa të përthithet. Nëse e aplikoni pas larësit Kooswalla Sweet Orange Shower Gel 500ml aroma do të jetë akoma edhe më intensive.
Ingredientët:
Water, Polyethylene Glycol Monostearate, Palmitic Acid Isopropyl Ester, Jojoba oil, Vaseline, Phenoxyaethanolum, Parfume, D-Trehalose Anhydrous, Glycerol, Lactococcus Ferment Extract, Orange Terpenes.
































Vlerësime
Nuk ka asnjë koment.