Kundal Rich Soy Milk Body Cream 200ml

Çmimi origjinal qe: 1490 L.Çmimi i tanishëm është: 1340 L.

Krem hidratues për trupin, i pasur në ingredientë ushqyes e hidratues si ekstrakt nga qumështi i sojës, Ceramide, Gjalp Shea, Acid Hialuronik të cilët veprojnë në sinergji për të ofruar hidratim afatgjatë (deri në 100 orë), riparon dëmtimet, qetëson dhe zbut lëkurën e ashpër e të ndjeshme

Përshkrim

Rich Soy Milk Body Cream është një krem për trupin i cili hidraton thellë lëkurën e ashpër e të thatë të trupit si dhe riparon dëmtimet e barrierës. Ka teksturë luksoze e cila e mbështjell lëkurën në butësi, e qetëson, përmirëson funksionet e barrierës, lehtëson lëkurën e ashpër e të rrjepur në krahë e këmbë dhe merr përsipër çdo shqetësim të lëkurës që vjen si rezultat i thatësisë. Formula kombinon bashkë një sërë ingredientësh ushqyes, hidratues, qetësues e anti-inflamatore të cilët lehtësojnë lëkurën e ashpër e të thatë. I testuar dermatologjikisht, hipoalergjenik, vegan dhe ideal për lëkurë sensitive

Përmban:

  • Ekstrakt nga qumështi i sojës – i pasur në proteina dhe që nxit prodhimin e kolagjenit dhe Acidit Hialuronik kombinuar me Ceramide për hidratimin, zbutjen dhe riparimin e lëkurës
  • Piper Tazman C – derivuar nga kokrra e piperit nga Tazmania i cili redukton sensitivitetin e lëkurës dhe e mbron nga agresorët e jashtëm
  • Një miks vajrash natyralë – Vaj Jojoba, vaj Macadamia e Luledielli ushqen dhe kyç hidratimin në lëkurë
  • Kompleks Bimor + Gjalp Shea – siguron hidratim intensiv, pengon humbjen e lagështisë, zbut lëkurën e ashpër

Përdorimi:

Aplikoni mjaftueshëm sasi nga kremi pasi të keni përdorur larësin KUNDAL Rich Soymilk Body Wash 500ml dhe masazhoni derisa të absorbohet. Mund të përdoret në çdo rast që ndjeni që lëkura ka nevojë për hidratim

Aromë vanilje e butë: bashkohet me ëmbëlsinë e kokosit e myshkut të butë për të krijuar një ndjesi të ngrohtë, elegante dhe luksoze

Ingredientët:

Water, Glycerin, Butylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetearyl Alcohol, Dipropylene Glycol, Isododecane, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Cetearyl Olivate, Sorbitan Stearate, Sorbitan Olivate, 1, 2-Hexanediol, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Diisostearyl Malate, Cocos Nucifera (Coconut) Oil, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Carbomer, Hydroxyacetophenone, Arginine, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Persea Gratissima (Avocado) Butter, Panthenol, Mangifera Indica (Mango) Seed Butter, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Soymilk Extract, Lactobacillus Ferment Lysate, Xanthan Gum, Tasmannia Lanceolata Leaf Extract, Ceramide NP, Hydrogenated Lecithin, Glyceryl Stearate, Cholesterol, Ceramide NS, Ceramide AS, Ceramide AP, Ceramide EOP, Fragrance

Transporti në Tiranë 70 lekë, në rrethe 140 lekë.
Mbyll