Set me 4 produkte nga Nerds i cili i dedikohet lëkurës akneike. Seti përfshin larës ujor, serum eksfoliues i cili targeton aknet, krem hidratues rigjenerues me peptide dhe krem kundër diellit. Seti bën pastrim të thellë të lëkurës, e rigjeneron, trajton aknet dhe e mbron. Formulat janë dizenjuar për të përmirësuar teksturën e lëkurës gjithashtu, nxisin rigjenerimin qelizor dhe mbrojnë barrierën e saj.
Çfarë përfshin seti:
Larës ujor Colloidal Oatmeal Gentle Soothing Cleanser
Pastron papastërtitë pa tharë, ruan ekuilibrin natyral të lëkurës (me pH 5.0-5.5) dhe qetëson skuqjet falë tërshërës dhe inulinës të cilat ushqejnë mikrobiomën e lëkurës
Serum eksfoliues 12% AHA Liquid Exfoliant
Eksfoliues me 12% acide AHA që largon qelizat e vdekura, pastron poret, përmirëson dukshëm teksturën e lëkurës dhe i dhënë asaj shkëlqim e butësi
Krem hidratues anti-rrudhë me peptide & squalane
Ushqen dhe i rikthen elasticitetin lëkurës përmes peptideve të avancuara që zbehin linjat e holla dhe Acidit Hialuronik për hidratim afatgjatë
Lightweight Hydrate UV Defense Lotion SPF50
Krem kundër diellit i cili ofron mbrojtje të lartë ndaj rrezeve UV falë filtrave të gjeneratës së re (Tinosorb dhe Uvinul), i cili përthithet menjëherë nga lëkura pa lënë shenja të bardha pas. Baza perfekte për makeup falë formulës hidratuese dhe me efekt plumping
Përdorimi:
☀︎ Në mëngjes
Në duar të pastra e të lagura, aplikoni sasi nga larësi dhe fërkoni duart. Më pas transferojeni produktin në fytyrë, duke masazhuar lëkurën me lëvizje rrethore. Shpëlajeni lëkurën me ujë të vakët, lëreni të thahet dhe më pas aplikoni kremin hidratues. Në fund të rutinës, aplikoni kremin kundër diellit dhe riaplikojeni çdo 2-3 orë.
⏾Në darkë
Në darkë pastrojeni lëkurën me larës, aplikoni serumin eksfoliues 12% AHA (sipas tolerancës së lëkurës, 2-3 herë në javë) dhe më pas mbyllni rutinën duke aplikuar kremin hidratues për të ushqyer barrierën gjatë natës.
Vërejtje: Kremi kundër diellit përdoret vetëm në mëngjes gjatë ekspozimit në diell)
Ingredientët:
Kliko linkun mbi secilin produkt













