Alpine White Brightening Protective Shield SPF50+/PA+++ nga Skincode është krem kundër diellit me filtra mineralë, tepër i lehtë dhe që nuk lë aspak shenja të bardha pas. Ofron mbrojtje maksimale ndaj rrezeve UVA/UVB sepse ka faktorë mbrojtjeje SPF50 si e anti-oksidantë të cilët garantojnë mbrojtje ndaj agresorëve të jashtëm, e zbardhin dhe parandalojnë njollat e diellit/moshës. Formula ka gjithashtu komponentë riparues që suportojnë funksionet e barrierës së lëkurës, hidratojnë dhe japin elasticitet. Rezultati: lëkurë e butë, e hidratuar dhe e mbrojtur dhe me shkëlqim. Për të gjitha tipet e lëkurës sidomos ato me njolla/prirje për të krijuar njolla
Përmban:
- Kompleks bimor Alpin: I përbërë nga shtatë bimë Alpine zvicerane bashkë për efektin e tyre të fuqishëm në shkëlqimin e lëkurës për të reduktuar njollat nga dielli, njollat e moshës dhe tonin e pabarabartë të lëkurës
- 5% Niacinamide (e njohur si Vitaminë B3 ose Vitaminë PP): Aktiv multi-funksional i cili parandalon transferimin e melanozomeve tek keratinocitet. Rivendos nivelin natyral të lagështisë së lëkurës duke stimuluar prodhimin e ceramideve që e forcojnë atë. Parandalon shfaqjen e njollave, ndërsa e mbron lëkurën nga stresi oksidativ njëkohësisht
- Vitaminë E: anti-oksidant i fuqishëm i cili ngadalëson plakjen e parakohshme qelizore dhe forcon barrierën e lëkurës
- CM-Glukan: Riparon, rigjeneron, veti qetësuese dhe hidratuese
- BIS-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine: Me veprim rigjenerues, zbutës, hidratues, ristrukturues,
- Avobenzone: Përthithës i rrezeve UV
- Ensuizole: Përbërës organik, jo yndyror i cili pengon rrezet UV, konverton rrezet UV në rreze infra të kuqe (ngrohtësi)
- Pantenol (Vitaminë B5): Përmirëson funksionet e barrierës së lëkurës, mirëmban shëndetin e fibroplasteve, depërton lehtësisht lëkurën
Përdorimi:
Aplikoni sasi të mjaftueshme produkti si hap i fundit i rutinës suaj. Riaplikojeni cdo 2-3 orë në rast ekspozimi të tejzgjatur ndaj rrezeve UV
Ingredientët:
AQUA (WATER), HOMOSALATE, OCTOCRYLENE, C12-15 ALKYL BENZOATE, BIS-ETHYLHEXYLOXYPHENOL METHOXYPHENYL TRIAZINE, NIACINAMIDE, PENTYLENE GLYCOL, BUTYL METHOXYDIBENZOYLMETHANE, PHENYLBENZIMIDAZOLE SULFONIC ACID, GLYCERYL STEARATE, PEG-100 STEARATE, SODIUM CARBOXYMETHYL BETA-GLUCAN, SODIUM HYDROXIDE, GALACTOARABINAN, STEARETH-21, PANTHENOL, ACRYLATES/C10-30 ALKYL ACRYLATE CROSSPOLYMER, TOCOPHERYL ACETATE, XANTHAN GUM, DISODIUM EDTA, PENTADECALACTONE.













