Skincode Sun Protection Face Lotion SPF50+ (50 ml)

Çmimi origjinal qe: 3930 L.Çmimi i tanishëm është: 3540 L.

Sun Protection Face Lotion SPF50+ është krem kundër diellit i cili ofron mbrojtje të lartë falë filtrave fizikë me faktor mbrojtje SPF50 si edhe anti-oksidantëve që përmban. Përveç kësaj, ka edhe veti riparuese e hidratuese falë pranisë së CM Glukan, Gjalpit Shea, etj. Kremi ideal për këdo që ka lëkurë mikse/normale/të thatë ose me barrierë të dëmtuar e me sensitivitet të lartë prej trajtimeve

Përshkrim

Sun Protection Face Lotion SPF50+ është krem kundër diellit me filtra mineralë me spektër të gjerë mbrojtje ndaj rrezeve UVA/UVB me faktor mbrojtës SPF50.

Ka teskturë të lehtë plotësisht ujore e cila përthithet shpejtt pa lënë shenja të bardha. Ka formulë hidratuese dhe rezistente ndaj ujit, e cila vazhdon të mbrojë edhe nëse djersini. Parandalon hiperpigmentimin, mbron lëkurën nga radikalet e lira, stimulon rigjenerimin qelizor, restauron elasticitetin dhe përmirëson mekanizmat mbrojtës së barrierës së lëkurës. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje e për ato sensitive.

Përmban:

  • CM Glukan: Riparon, rigjeneron, ruan lëkurën, ka veti qetësuese dhe shëruese
  • Ekstrakt Vanilla Planifora: veti antioksiduese, qetësuese
  • Gjalp Shea: Nxit rigjenerimin qelizor, hidraton
  • Vitaminë E: Veti antioksiduese, zbardh lëkurën, nxit prodhimin e kolagjenit, parandalon njollat nga dielli
  • Pantenol (Provitaminë B5): Veti anti-inflamatore, hidratuese dhe riparuese

Përdorimi:

Apliko sasi të mjaftueshme produkti si hap i fundit i rutinës tënde para ekspozimit në diell. Riapliko përsëri pas notit dhe tharjes me peshqir për mbrojtje maksimale. Nëse ke lëkurë mikse/të yndyrshme mund ta apliko direkt në lëkurë pa qenë nevoja të aplikosh krem hidratues (sepse formula është vetë tepër hidratuese).

Ingredientët:

AQUA (WATER), OCTOCRYLENE, GLYCERIN, BUTYL METHOXYDIBENZOYLMETHANE, TITANIUM DIOXIDE (NANO), C12–15 ALKYL BENZOATE, DIBUTYL ADIPATE, VP/EICOSENE COPOLYMER, DIETHYLHEXYL BUTAMIDO TRIAZONE, TOCOPHERYL ACETATE, PANTHENOL, BUTYROSPERMUM PARKII (SHEA) BUTTER, VANILLA PLANIFOLIA FRUIT EXTRACT, SODIUM CARBOXYMETHYL BETAGLUCAN, ACRYLATES/C10–30 ALKYL ACRYLATE CROSSPOLYMER, BIS-ETHYIHEXYLOXYPHENOL METHOXYPHENYL TRIAZINE, CARBOMER, DISODIUM EDTA, ETHYLHEXYLGLYCERIN, PENTADECALACTONE, POTASSIUM SORBATE, PROPYLENE GLYCOL, SILICA, DIMETHICONE, PHENOXYETHANOL, SORBIC ACID.

Transporti në Tiranë 70 lekë, në rrethe 140 lekë.
Mbyll