Youth Lab Hydro Cleansing Duo Set është një set për pastrim të butë dhe hidratim, i cili ndihmon me largimin e papastërtive dhe make-up-it pa dëmtuar barrierën mbrojtëse të lëkurës. Pas përdorimit, lëkura ndihet e pastër, e butë, e freskët dhe e hidratuar.
Seti përmban:
- Youth Lab Hydro Cleanser: Xhel pastrues hidratues që largon papastërtitë dhe make-up-in, duke ruajtur hidratimin natyral të lëkurës. Përmban ekstrakt të gjethes së ullirit, Cocoglucoside, Sodium PCA, Sodium Lactate, Urea dhe Fructose. Pa sulfate.
- Youth Lab Candy Scrub & Mask: Eksfoliant 2-në-1 që ndihmon me largimin e qelizave të vdekura, papastërtive dhe bllokimeve të poreve, pa e tharë apo irrituar lëkurën. Mund të përdoret edhe si maskë dhe është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë lëkurën e thatë dhe të ndjeshme.
Përdorimi: Hydro Cleanser përdoreni mëngjes dhe mbrëmje në fytyrë, qafë dhe dekolte, më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Candy Scrub & Mask aplikohet në lëkurë të lagur me lëvizje të buta dhe mund të lihet për 5 minuta para shpëlarjes. Përdoreni 1–2 herë në javë.









