All About Snail KIT nga COSRX Set me 4 produktet m të preferuara nga linja Snail (me jargë kërmilli) i cili përfshin:
– larës 20ml
– esencë kërmilli 30ml
– krem për sytë me peptide dhe esencë 5ml
– hidratues në trajtë xheli me esencë kërmilli 20g
I përshtatshëm për udhëtim, për t’i pasur produktet me vete kudo ose edhe thjesht për t’i provuar përpara se të bleni ato me përmasa standarte. Me veti rigjeneruese, zbardhuese, qetësuese & hidratuese të lëkurës, ndihmon shumë në uljen e inflamacionit. Nëse ke lëkurë normale/të thatë, i garanton lëkurës shkëlqimin e munguar dhe i jep pamje me jetë.
Përdorimi:
Rutina fillohet me larësin. Aplikoni sasi nga larësi në lëkurë dhe duar të lagura, shkumosni, masazhoni fytyrën dhe më pas shpëlajeni. Më pas vazhdoni me esencën e kërmillit, hidratuesin dhe në fund me kremin e syve me peptide. Në mëngjes përdorni krem kundër diellit (në set nuk ndodhet)
Ingredientët:
Për ingredientët e larësit lexo tek COSRX ADVANCED SNAIL MUCIN GEL CLEANSER (150ml)
Për ingredientët e esencës lexo tek COSRX Advanced Snail 96 Mucin Power Essence (100ml)
Për ingredientët e kremit të syve me peptide lexo tek COSRX Advanced Snail Peptide Eye Cream (25ml)
Për ingredientët e hidratuesit lexo tek COSRX Advanced Snail 92 All in One Cream (100ml)












