-20%

Cetaphil Daily Facial Cleanser 236ml

Çmimi origjinal qe: 2000 L.Çmimi i tanishëm është: 1600 L.

Larës shkumues i cili krijon shkumë delikate me lëkurën, i cili pastron thellësisht lëkurën normale/mikse apo të yndyrshme. Pastron thellësisht lëkurën në çdo larje (madje e makeup) dhe minimizon pamjen e poreve, pa e lënë lëkurën të tërhequr apo të irrituar

Cetaphil Daily Facial Cleanser është larës fytyre në trajtë xheli që pastron lëkurën, pa e zhveshur atë nga yndyra e saj natyrale. E provuar klinikisht që largon 94% të papastërtive në përmasa mikrogrimcash, yndyrën e tepërt, si dhe makeup-in. Minimizon pamjen e poreve brenda 28 ditëve përdorimi. Ka formulim specifik që shkumëzohet me lehtësi. Përmban glicerinë, e cila e mban lëkurën të hidratuar. Përmban niacinamide dhe pantenol, të cilat hidratojnë dhe qetësojnë lëkurën. Mundëson ruajtjen e balancës yndyrore të lëkurës, pa shkaktuar tharje të saj. Është dermatologjikisht e testuar dhe klinikisht e provuar të jetë produkt i përshtatshëm për lëkurën delikate. Nuk përmban parabene. Është hipoalergjen dhe jo-komedogjen.

Lloji i lëkurës: Lëkurë mikse, në të yndyrshme dhe lëkurë e ndjeshme

Përdorimi:

Krijoni shkumë me duar dhe masazhoni lëkurën me lëvizje rrethore për 30-60 sekonda. Më pas shpëlajeni dhe vazhdoni me toner/serumin hidratues. Mund të përdoret çdo ditë, në mëngjes dhe darkë

Ingredientët:

Water, Glycerin, Cocamidopropyl Betaine, Disodium Laureth Sulfosuccinate, Sodium Cocoamphoacetate, Panthenol, Niacinamide, Pantolactone, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Sodium Benzoate, Masking Fragrance, Sodium Chloride, Citric Acid.