-20%

Cetaphil Pro Redness Control Foam Wash (236ml)

Çmimi origjinal qe: 2400 L.Çmimi i tanishëm është: 1920 L.

Larës shkumë i krijuar enkas për lëkurë me tendencë skuqje, me Rosacea apo thjesht të ndjeshme. Pastron siç duhet lëkurën, balancon skuqjet dhe e hidraton njëkohësisht

Cetaphil Pro Redness Control Foam Wash është larës fytyre në trajtë shkume që pastron butësisht lëkurën, pa e tharë atë. Qetëson lëkurën e ndjeshme të prirur ndaj skuqjes, dhe problematikave të tjera shoqëruese siç është kruajtja. Vjen me një pompë, e cila e nxjerr në mënyrë të menjëhershme produktin në trajtë shkume delikate.
Përmban alantoinë dhe glicerinë të cilat lehtësojnë dhe qetësojnë problematikat që ka lëkura e thatë, siç është kruajtja apo skuqja.
Përmban kafeinë, e cila mbron barrierën e lëkurës, redukton TEWL dhe vepron si antioksidant.
Përmban ekstrakt të rrënjës së jamballit i cili ndihmon në qetësimin e lëkurës.

Ka një formulë të kontrolluar me një pH të ekuilibruar për një lëkurë të shëndetshme.
Nuk përmban sapun në formulim. Është dermatologjikisht e testuar dhe klinikisht e provuar të jetë produkt i përshtatshëm për lëkurën delikate. Përmban fragrancë delikate. Është hipoalergjen. Është jo-komedogjen.

Lloji i lëkurës: Lëkurë e ndjeshme e prirur për skuqje dhe rosacea. Largon butësisht papastërtitë dhe make-up duke ruajtur barrierën e lëkurës.

Përdorimi

Aplikoni mjaftueshëm sasi nga shkuma pastruese në lëkurë dhe më pas masazhoni derisa të absorbohet. Mund të përdoret në mëngjes dhe darkë

Ingredientët:

Water, Glycerin, Sodium Cocoyl Glutamate, Sodium Cocoamphoacetate, PEG-75, PEG-40 Hydrogenated Castor Oil, Allantoin, Dipotassium Glycyrrhizate, Citric Acid, Caffeine, Sodium Benzoate, Propylene Glycol, Disodium EDTA,
Fragrance