Cetaphil Pro Oil Control Foam Wash është larës fytyre në trajtë shkume që pastron butësisht lëkurën, pa e tharë atë. Balancon prodhimin e yndyrës për lëkurën e ndjeshme, të yndyrshme dhe me tendencë akneike. Largon butësisht papastërtitë dhe makeup-in duke ruajtur barrierën e lëkurës. Vjen me një pompë, e cila e nxjerr në mënyrë të menjëhershme produktin në trajtë shkume delikate. Përmban alantoinë dhe glicerinë të cilat ushqejnë dhe hidratojnë lëkurën, si dhe ekstraktin e rrënjës së jamballit, i cili ndihmon në qetësimin e lëkurës. Përmban Zinc Complex (Zinc Coceth Sulphate), falë së cilit redukton yndyrën e tepërt duke ulur kështu shkëlqimin e lëkurës, teksa e qetëson dhe e zbut atë. Gjithashtu Zinc Coceth Sulphate është një pastrues shumë i mire, krahas efekteve anti-mikrobiale që ka.
Është klinikisht e provuar që heq në mënyrë efektive 99% të sebumit të tepërt, pa e tharë atë. Formulë e kontrolluar me një pH të ekuilibruar për një lëkurë të shëndetshme. Është dermatologjikisht e testuar dhe klinikisht e provuar të jetë produkt i përshtatshëm për lëkurën delikate. Nuk shkakton acarim në lëkurë. Nuk përmban sapun në formulim. Është jo komedogjen.
Lloji i lëkurës: Lëkurë e yndyrshme me tendencë akneike dhe i përshtatshëm për lëkurë sensitive
Përdorimi:
Shtypni aplikatorin për të nxjerrë mjaftueshëm sasi nga shkuma pastruese dhe fërkojeni lëkurën me lëvizje rrethore. Mund të përdoret në mëngjes dhe darkë
Ingredientët:
Aqua, Zinc Coceth Sulfate, Glycerin, Peg-75, Amyl Cinnamal, Benzyl Benzoate, Citronellol, Dipotassium Glycyrrhizate, Disodium Edta, Geraniol, Hydroxycitronellal, Linalool, Peg-7 Glyceryl Cocoate, Peg-40
Hydrogenated Castor Oil, Peg-200 Hydrogenated Glyceryl Palmate, Sodium Benzoate, Zinc Gluconate, Parfum.
FIL.0524.V00










