-10%

La Roche Possay Cicaplast Balm B5 (40 ml)

Çmimi origjinal qe: 1850 L.Çmimi i tanishëm është: 1670 L.

La Roche Possay Cicaplast Balm krem shumëpërdorimësh i cili qetëson e hidraton lëkurat e çarë, të thatë dhe të irrituar. I krijuar për lëkurë me barrierë të dëmtuar, prej ingredientëve anti-akne, anti-rrudhë apo trajtimeve të lëkurës

La Roche Possay Cicaplast Balm krem shumëpërdorimësh i cili qetëson e hidraton lëkurat e çarë, të thatë dhe të irrituar. Balmi ka teksturë të plotë, por lehtësisht të përthithshme. Nuk lë ndjesi yndyre dhe nuk ndjehet i rëndë në lëkurë. I përshtatshëm për të rritur, fëmijë dhe bebe mbi 1 javë. I aprovuar nga Shoqata Kombëtare e Ekzemës

Përfitimet:

  • Lehtëson dhe mbron lëkurën e çarë e të irrituar
  • Qetëson lëkurat e thata dhe të ndjeshme
  • Mbron nga efektet tharëse të erës dhe të ftohtit
  • Hidraton thellësisht lëkurën
  • I përshtatshëm për pacientët që ndjekin trajtime kimioterapie dhe radioterapie
  • I përshtatet të gjitha tipeve të lëkurave

Përmban:

  • Vitaminë B5: Panthenoli (provitamina B5) është një përbërës kyç i hasur në shumë formula të La Roche-Posay. Qetëson dhe hidraton lëkurën
  • Gjalp Shea: Rikthen shtresën hidrolipidike të lëkurës dhe qetëson lëkurën
  • Glicerina: E nxjerrë nga burime bimore, është një humektant i shkëlqyer. Hidraton duke e sjellë ujin nga ambienti në lëkurë
  • Dimethicone 1%: Një polimer me bazë silikoni me veti mbrojtëse për lëkurën i cili redukton humbjen e ujit nga lëkura
  • Madecassoside: I nxjerrë nga bima Centella Asiatica, madecassoside është i njohur për vetitë e tij ushqyese
  • Uji Termal i La Roche-Posay: Ujë qetësues i marrë nga qyteti La Roche-Posay në Francë i cili është një përbërës kyç në shumicën e produkteve të La Roche. Përmban një kombinim unik mineralesh si psh. të selenit, një antioksidant natyral

Përdorimi:

Përdoreni si hap të fundit në rutinën e darkës, pasi keni aplikuar serumet dhe kremin hidratues. Cicaplast Balm nuk është një krem hidratues, por një balm i cili kyç hidratimin në lëkurë, të cilin e keni siguruar përmes serumeve apo kremit të aplikuar më parë. Si i tillë, rekomandohet të përdoret vetëm 2 herë në javë për lëkurat e yndyrshme akneike

Ingredientët:

water • hydrogenated polyisobutene • dimethicone • glycerin • butyrospermum parkii (shea) butter • panthenol • aluminum starch octenylsuccinate • butylene glycol • propanediol • cetyl peg/ppg-10/1 dimethicone • trihydroxystearin • zinc gluconate • madecassoside • manganese gluconate • silica • aluminum hydroxide • magnesium sulfate • disodium edta • copper gluconate • citric acid • acetylated glycol stearate • polyglyceryl-4 isostearate • tocopherol • pentaerythrityl tetra-di-t-butyl hydroxyhydrocinnamate • sodium benzoate • phenoxyethanol • chlorhexidine digluconate titanium dioxide

KF