Skinlick Kindwash (200ml)

Skinlick Kindwash Cica Cleanser është larës kremoz jo shkumues e qetësues me centella, ideal për lëkurat normale, të thata, të dehidratuara e të ndjeshme.

Skinlick Kindwash Cica Cleanser është larës jo shkumues që e pastron lëkurën pa e tharë aspak atë.

I formuluar me ekstrakt Cica dhe proteinë të tërshërës, ky larës me teksturë xhel-qumështi pastron në mënyrë delikate dhe e lë lëkurën të butë e të hidratuar. Përbërësit pastrues largojnë papastërtitë e mbledhura dhe mbetjet e grimit gjatë ditës, ndërsa mbështesin funksionin mbrojtës të barrierës së lëkurës.

I përshtatshëm për lëkurë të thatë, të dehidratuar e të ndjeshme.

Pa aromë.