CeraVe Hydrating Micellar Water është perfekt për të hequr makeupin e syve dhe të lëkurës, yndyrën e tepërt dhe papastërtitë. Përmban një përzierje ushqyese ceramide dhe niacinamide, dhe ndihmon në mbrojtjen e barrierës së lëkurës. Ky pastrues micelar, i testuar nga oftalmologët, është mjaft i butë për t’u përdorur edhe tek sytë e ndjeshëm. Është gjithashtu jo komedogjenik, pa aromë dhe pa parabene.
Ceramidet
Ndihmojnë në rikthimin e barrierës natyrale të lëkurës, duke ndihmuar në mbajtjen e lagështisë brenda dhe parandalimin e depërtimit të elementëve të dëmshëm.
Niacinamide
Ndihmon në qetësimin e lëkurës, reduktimin e humbjes së ujit prej epidermës (TEWL), dhe rritjen niveleve të lagështisë në shtresën më të sipërme të lëkurës.











