Youth Lab Dry Oil 100ml

3050 L

Vaj i thatë me teksturë të lehtë, i dizenjuar për tu përdorur në fytyrë, flokë dhe trup – i cili ofron deri në 8 orë hidratim, ushqen, shton elasticitetin, zbut lëkurën dhe i jep aromë të ëmbël dhe të lehtë

Dry Oil është një miks vajrash për trupin, me aromë të mrekullueshme i cili ofron efekt hidratues, ushqyes dhe mbrojtës për fytyrën, flokët dhe trupin. Mbron nga radikalet e lira dhe plakja e parakohshme qelizore, duke forcuar barrierën e lëkurës dhe qetësuar irritimet gjithashtu. Formula me teknologji vaji të thatë përthithet menjëherë nga lëkura, pa ndjesi vaji dhe pa e rënduar lëkurën. Perfekt për çdo tip lëkure (edhe sensitive) dhe flokësh. I testuar dermatologjikisht, pa gluten, jo i testuar tek kafshët, i përshtatshëm për veganët.

Nëse preferon versionin me xixa (natyrale dhe të sigurta për lëkurën dhe mjedisin), kliko linkun: Youth Lab Shimmering Dry Oil (100ml)

Përmban:

  • Një ester të derivuar nga bimët, i testuar klinikisht që ofron hidratim deri në 8 orë, redukton humbjen e ujit transepidermal, mban hidratimin në lëkurë
  • Vaj argani, susami dhe lajthie – sigurojnë hidratim intensiv, efekt qetësues, mbrojtës ndaj foto-plakjes, rivendosin barrierën e lëkurës
  • Vaj nga panxhari i sheqerit – hidraton thellësisht flokët, garanton mbrojtje termale dhe mbron ngjyrën e flokëve
  • Pre-silanol – derivat organik silikoni i cili rigjeneron lëkurën dhe e mbron nga fotoplakja

Përdorimi:

  • Për fytyrën: pasi të keni mbaruar rutinën e mbrëmjes, aplikoni pak sasi nga vaji në lëkurë dhe masazhoni derisa të përthithet. Rekomandohet në lëkurën e mbrëmjes për efekt rigjenerues
  • Për trupin: aplikoni pak sasi nga vaji në lëkurë të pastër e të thatë dhe masazhojeni derisa të përthithet. I sigurt për tu përdorur në plazh
  • Për flokët: në flokë të pastër e të thatë, aplikoni 1-2 pika nga vaji tek majat dhe ndihmojeni të përhapet njëtrajtësisht. Mund të përdoret edhe në skalp, para larjes (mbajeni 15-30 minuta)

Ingredientët:

Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Coco Caprylate/Caprate, Cyclopentasiloxane, Dicaprylyl Ether, Caprylic/Capric Triglyceride, Corylus Avellana (Hazelnut) Oil, Sesamum Indicum (Sesame) Seed Oil, C13-15 Alkane, Argania Spinosa(Argan ) Kernel Oil, Parfum, Dioleyl Tocopheryl Methylsilanol, Oleyl Alcohol, Tocopherol, Benzyl Benzoate, Benzyl Salicylate, Citronellol, Geraniol, Hexyl Cinnamal, Limonene, Linalool.